Pak ditë me parë Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi kanë pranuar më në fund se janë në një lidhje sëbashku.

Por tani jo vetëm që kanë pranuar lidhjen, por në një postim në “Instagram” kanë publikuar të njëjtën foto nga festa e fundvitit, organizuar nga Labinot Gashi.

Pak ditë më parë në të gjitha mediat rozë u përhap me shpejtësi një video nga prapaskenat e ‘Op Labi Party’, në të cilën Genc Prelvukaj pranonte lidhjen me Eni Koçin. “Është e vërtetë. E keni parë që në hyrje. Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë”, – u shpreh Genci.

/joq