Era Istrefi ka korrur shumë sukses kohët e fundit. Vetëm para një jave ajo publikoi këngën e saj më të fundit “Prisioner” e cila u prit shumë mirë.

Por mesa duket Era nuk di të ndalet, me anë të një postimi në Instagram ajo ka njoftuar të gjithë fansat se një tjetër projekt do të publikohet ditën e premte. Këtë herë këngëtarja na vjen në bashkëpunim me këngëtarin Xhamaikan Konshens me këngën e quajtur “Oh God”.

Nuk na mbetet asgjë veçse të presim publikimin e këngës e cila padyshim ka për t’u bërë një nga hitet e verës.

Elbasani News