Këngëtari i njohur shqiptar, Erik Lloshi kurorëzoi mbrëmë dashurinë me Rominën mbrëmjen e kaluar. Ai ftoi miq e të afërm, të cilët publikuan disa momente të dasmës në Instagram.

Aty duket se Eriku nuk e ka lënë pas dashurinë për muzikën. Gjatë kërcimit me të dashurën, këngëtari shihet me mikrofon në dorë duke kënduar disa hite muzikore.

Miqtë e artistit kanë publikuar disa momente nga dasma ku të gjithë duken duke e shijuan në maksimum. Çifti zgjodhi veshjet tradicionale për ceremoninë, fustan të bardhë për nusen e kostum të zi për dhëndrin.

ora news