Christian Eriksen është një ndër emrat më të lakuar në merkaton e futbollistëve. Fakti që mesfushorit danez i skadon kontrata në fund të sezonit me Tottenham Hotspur e kthen 27 vjeçarin në një objektiv për shumë klube.

Bayern Munich është njëri prej tyre, por legjenda e klubit gjerman, Lothar Matthaus sugjeron që danezi nuk është kaq i mirë sa për të bërë ndryshimin te kampionët gjerman, ndërsa ka zbuluar edhe emrin e lojtarit që i duhet.

Nëse ai nuk është i mirë për Tottenham, atëherë ai nuk është aq i mirë as për Bayernin. Eriksen është teknikisht i mirë, por për mua ai është shumë i ngadaltë dhe Niko Kovac i pëlqen lojtarët e shpejtë. Ata duhet të përqëndrohen te Kai Havertz (Bayer Leverkusen) verën e ardhshme,” deklaroi Matthaus.

Lojtari i Tottenham pritet të largohet në janar ose në verën e ardhshme, me Bayern që do të duelojë deri në fund për firmën e tij, së bashku me klube si Paris Saint Germain, Real Madrid, Milan, Juventus dhe Barcelona.

/Ora News.tv/