Sot dy reagime të dy prej figurave më të spikatura të Partisë Socialiste, Arben Malaj dhe Erion Braçe, iu vërsulën Uriahut për arsye të ndryshme. Ndryshe nga Arben Malaj që Rilindja e ka zhvendosur në periferi të vëmendjes , bie në sy reagimi i zv/Kryeministrit.

Në një postim të gjatë, ai shkëlqen me titullin “Pylli orbital i Betonit”, një ironi me fjalorin e kryebashkiakut uriahipas, në qendër të të cilit është gjithmonë fjala “Pylli orbital i Tiranës”.

Më poshtë, pjesë nga reagimi i Braçes:

“Nje vit më parë në këtë rrugë u investuan 1 milion USD.
U nis për pedonale-pedonale nuk është më;
U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka më;
U nis me trotuare-ka vec nje trotuar një metër sepse tjetri nuk vlen për pak nëse sdo të hash dicka kokës;
U nis më parkingje, nga ato ku merr atë kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makineritë e rënda të kantierit!

Madje madje, ndodh edhe më shumë se kaq; Kanë vënë tabela qarkullimi që në rrugën me një sens të lëvizet për 230 metër (!!!!!!) në krah të kundërt,
duke i rrezikuar me jete te gjithe!

E pse?
Që të fitojnë e fitojnë këta dy investitorët e mëdhenj.
Ne tabelë, duket një rruge alternative,
por jo, këta nuk mund ta nisnin nga ajo rrugë, ajo hapesirë ju duhet 100% për të bërë lekë!

Kultura e të jetuarit bashkë në këtë qytet as që do egzistojë ndonjëherë!

E shkaterrojnë parellinjtë!

Nga ish rruga Faik Konica,
nisur për pedonale me kalldrëm e kthyer në rrugë për makina të rënda,
kalofshi një ditë të mirë!”

Duket qartë që ky mesazh i drejtohet Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe oligarkëve të tij. Kur thotë “E pse? Që të fitojnë këta të dy”, në fakt e ka prej zemrës së plasur, për të mos thënë këta të tre.

Nuk është e qartë nëse për këtë çështje është marrë edhe mendimi i Kryeministrit, pra a është edhe qëndrimi i tij i njëjtë me të zëvendësit, Sa për ne hallexhinjtë e zakonshëm që po na i zënë frymën ndërtimet, kur lexojmë që edhe Zv Kryeministrit po i ndodh e njëjta gjë, duhet të ulim kokën.

Postimi i zotit Braçe u publikua edhe në Kazanin e Kazhanit si për t’i kërkuar ndjesë… Të shohim sesi do zhvillohen ngjarjet nesër. Z. Braçe besoj do i bëjë transparente ndodhitë.