Ai është kthyer shumë shpejt në një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale. Është fjala për reperin Skerdi, i cili është mjaft aktiv në tregun muzikor.

Së fundmi, ai ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në “Instagram”, të cilëve u ka dhënë të drejtën që t’i bëjnë pyetjet që ata dëshirojnë.

“Pse nuk martohesh me mua. Unë modele ti këngëtar, leku letër”, i shkruan ndjekësja.

Ndërkohë reperi i cili është i fejuar me një gazetare, e ka marrë me sportivitet këtë pyetje të fanses dhe i përgjigjet me disa emoji duke qeshur me lot.

E teksa pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet, një fanse i ka bërë në një farë mënyre një propozim.“Eshte e vetmja gje qe kurre nuk mbahet fshehur sepse eshte momenti me i bukur ne jete – Dashuria. Do te doja qe cdo njeri te ndihet i lumtur ashtu sic une tani…💍”, shkruante Skerdi në një postim në “Instagram, kur zbuloi për fansat se ishte fejuar.