ETIOPI – Moges: Hetimi për shkaqet e rrëzimit të avionit ”Boeing 737 MAX 8” do të jetë i gjatë
ETIOPI – Moges: Hetimi për shkaqet e rrëzimit të avionit ”Boeing 737 MAX 8” do të jetë i gjatë

– Hetimi për shkaqet e rrëzimit në Etiopi të një Boeing-u 737 MAX 8 (157 të vdekur) që çoi në pezullimin e fluturimeve të këtij model avioni në shumë shtete, do të marrë një kohë të konsiderueshme, njoftoi sot ministrja e Transporteve.

‘’Hetimi kërkon një analizim të hollësishëm dhe kohën e nevojshme për të arritur në përfundime konkrete’’, deklaroi ministrja, Dagmawit Moges në një konferencë shtypi në Addis Abeba.

Kutitë e zeza të avionit, të cilat janë vendimtare për të zbardhur shkaqet e rrëzimit, u dërguan në Francë për t’u çkoduar nga Zyra franceze e hetimit dhe analizës (BEA) .

Të dhënat  e asaj që regjistron bisedat dhe zhurmat në bordin e avionit (CRV, regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit) u gjetën dhe iu dorëzuan hetuesve etiopianë të pranishëm në Paris,

‘’Puna vijon për të marrë të dhëna nga ‘’Flight data recorder’’ (FDR) që regjistron parametrat e fluturimit, sqaron BEA, e cila më parë transmetoi një foto që tregon se kjo kuti e zezë ishte mjaft e dëmtuar./ATSH