Ekonomia shqiptare do të vijojë trendin rritës edhe në periudhën n vazhdim ndërsa me rritje parashikohet edhe punësimi.

Vlerësimi vjen nga Eurobarometri i pranverës për Bashkimin Europian dhe vendet kandidate, që bazohet te një pyetësor i realizuar ballë për ballë me shtetas të secilit prej vendeve.

Lidhur me pritshmëritë për 12 muajt e ardhshëm për punësimin dhe ekonominë, 50% e shqiptarëve mendojnë se punësimi do të vijojë të rritet në vend, 29% mendojnë se situata do të vijojë të jetë e njëjtë dhe vetëm 20% shprehen pesimist.


Ndërsa përsa i përket situatës ekonomike në vend shqiptarët janë shprehur më optimist.
52% mendojnë se do të bëhet më mirë, 32% mendojnë se do të jetë njësoj, 16% janë pesimistë.
Punësimi dhe rritja ekonomike janë dy sfidat në të cilat është e angazhuar qeveria shqiptare.
Shifrat e fundit zyrtare të publikuara nga INSTAT flasin për ulje të papunësisë në nivel historik prej 12.5%, rritje të punësimit me 5% si dhe rritje të ekonomisë dhe investimeve të huaja ]ka pritet të ]ojnë në rritjen e mëtejshme të punësimit.

Një tjetër indikator i matur nga Eurobarometri është edhe situata financiare familjare. Sipas sondazhit të kryer nga Eurobarometri, shumica e shqiptarëve shprehen pozitivisht për situatën e tyre financiare në familje.

Më konkretisht, 62% e tyre e përshkruajnë si plotësisht të mirë situatën e tyre financiare kundrejt 38 % që shprehen se situata e tyre financiare nuk është e mirë. Po ashtu, 57% e shqiptarëve shprehen se situata e tyre e punësimit është totalisht e mirë/a.gjonaj/ /a.g/