Federata Shqiptare e Çiklizmit i ka akorduar titullin e mirënjohjes ish kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Presidenti Skënder Anxhaku, falenderon Z. Sejdini për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit të çiklizmit në vendin tonë, ku edhe janë zhvilluar shumë gara çiklistike të rëndësishme, si 75 Tour of Albania apo edhe Kampionati Kombëtar.

FEDERATA SHQIPTARE E ÇIKLIZMIT

MIRËNJOHJE

I jepet z. Qazim Sejdini

Për kontributin dhe ndihmesën e jashtëzakonshme në zhvillimin e sportit të çiklizmit në vendin tonë.
Me mbështetjen tuaj të padiskutueshme, kemi mundur që të zhvillojmë me sukses aktivitete të rëndësishme si 75 Tour of Albania, Kampionatin Kombëtar Shqiptar, si edhe organizimin e garave çiklistike në standarte Botërore.

Elbasan 06 Tetor 2019

President
Skënder Anxhaku