Meg Ryan është e fejuar me John Mellencamp.

Aktorja, e cila është në një lidhje prej 7 vitesh me muzikantin, konfirmoi lajmin me anë të një postimi në Instagram.

56-vjeçarja ka publikuar një foto të dy karikaturave, një mashkull e femër, duke u mbajtur për dore me përshkrimin: “E fejuar.”

Çifti u lidh për herë të parë në vitin 2011, para se të ndahej në vitin 2014. Më pas u ribashkuan në fund të vitit 2014 duke i dhënë fund përsëri në 2015.

Dhe u pajtuan përfundishmit në vitin 2017.

Para se të pajtoheshin, muzikanti tha: “E dua Meg Ryan. Por ajo më urren për vdekje. Nuk dëshiron të ketë më asgjë me mua. Dhe nuk i vë faj.”

Por sipas burimeve ishte distanca e largët që i dha fund marrëdhënies së tyre.

“Meg jeton në New York ndërsa Mellencamp në  Indiana,”-tha një burim. “Ishte distanca e gjatë shkaku u ndarjes.”

Nëse shkojnë drejt altarit, kjo do të jetë martesa e dytë për Ryan dhe martesa e katër për 65-vjeçarin.

Meg  u martua me aktorin Dennis Quaid nga viti 1991 deri në 2001 dhe kanë një djalë së bashku Jack, 26 vjeç.

Në vitin 2006, ajo adoptoi vajzën Daisy, tani 14 vjeç nga Kina.

Ndërsa John u martua me Priscilla Esterline nga viti 1970 në 1981. Së bashku ata kanë vajzën Michelle, 47 vjeç.

Mellencamp më pas lidhi nyjë me Victoria Granucci në vitin 1981 dhe u divorcua në vitin 1989. Çifti ka dy vajza Teddi Jo, 37 vjeç dhe Justice, 33 vjeç.

Më pas këngëtari u martua me modelen Elaine Irwin në vitin 1992. Çifti, që u divorcua në vitin 2011, kanë dy djem Hud, 24 vjeç dhe Speck, 23 vjeç.