Për të dytin vit radhazi Qendra Kulturore e Fëmijëve organizon “Fest Folk 2”, këndojmë dhe kërcejmë sëbashku.

Ky koncert organizohet për t’u dhënë mundësi të vegjëlve të shkollave të qytetit të shfaqin talentin e tyre në kërcim dhe këndim. Mënyrë kjo pse jo edhe për të zbuluar talentet e reja të qytetit. Martin Kushi, drejtuesi i Qendres Kulturore të Fëmijeve në Elbasan, shprehet se ky koncert dhe shumë të tjerë në vijim do të bëjnë që fëmijet jo vetëm të përfshihen ne jetën artistike, por edhe të kënaqen.

Ndërkohë Ardit Luzi dhe Ruzhdi Veshi, dy prej koreografëve të “Fest Folk 2”, shprehen se puna me fëmijët i bën ata gjithmonë të japin maksimumin. Të gjitha provat dhe përgatitjet për “Fest Folk 2” janë bërë në “Ar Studio dance”.

“Fest Folk 2” është koncerti i radhës që do të ndjekin qytetarët e Elbasanit, duke e bërë jetën artistike të qytetit të jetë intensive.

Edlira XHERRI