Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e “Ditës së Verës”, ka qenë në qytetin e Elbasanit. Duke vijuar me këtë traditë s’mund të lëmë pa përmendur edhe karnavalet që zhvillohen nga Qendra Kulturore e Fëmijeve dhe shkollat e këtij qyteti.

Mëngjesin e 14 Marsit, të përgatitur për këtë ditë, fëmijët me veshjet e tyre dhe me numrat specialë, japin mesazhe të ndryshme. Mijëra qytetarë i ndoqën këto karnavale në orët e para të mëngjesit duke shijuar jo vetëm çiltërsinë e fëmijëve, por edhe bukurinë e kësaj feste.

Të vegjël dhe të rritur shprehen se kjo është një ditë e gëzueshme, ku po kënaqen duke shijuar këtë spektakël, duke shprehur gëzimin që edhe moti ishte në favor të tyre.

Ndërkohë, që padyshim urojnë edhe të gjithë ata qytetarë, qofshin në Elbasan apo në çdo vend, për një vërë të mbarë.

E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.

Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet, ëmbëlsirën tradicionale të Elbasanit, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, pasi ata janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Edlira XHERRI