Festa e të Vjelave në Dibër, Klosi: Promovim kulinarisë, artizanatit e kulturës
Festa e të Vjelave në Dibër, Klosi: Promovim kulinarisë, artizanatit e kulturës

Festa e të Vjelave në Dibër, bëri bashkë rreth 170 fermerë e 9 artizanë, të cilët prezantuan prodhimet e tyre cilësore për qytetarët dhe vizitorët e shumtë.

Për tri ditë me radhë ky event si edhe festivali artistik “Oda Dibrane”, krijuan atmosferë festive dhe gjallëri në qytetin e Dibrës. Rreth 10 000 vizitorë shijuan nga afër prodhimet bio të zonës dhe aktivitetet e programuara në shëtitoren “Elez Isufi”.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shprehet se, “festa e të Vjelave në Dibër, një mundësi e shtuar për t’u ofruar qindra vizitorëve, produktet bio të fermerëve të zonës dhe kulinarinë e njohur, punimet tradicionale të artizanëve por dhe kulturën dibrane”.

“Festat lokale shtojnë ofertën turistike, promovojnë destinacione të reja, nxisin punësimin dhe ekonominë e zonës”, tha Klosi. /atsh