Përshëndetjet ushtarake të futbollistëve turq në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, ndaj Shqipërisë dhe Francës mund të marrin një dënim shembullor.

UEFA ka nisur një hetim dhe pritet që të merren masa kundrejt Federatës turke të Futbollit.

Një hetim, i cili është kundërshtuar ashpër nga ana e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai, akuzon UEFA-n se po punon me dy standarte dhe po adopton një qëndrim diskriminues ndaj vendit të tij.

Atletët që përfaqësojnë vendin tonë në kompeticionet ndërkombëtare janë viktima të një fushate linçimi që nga fillimi i hetimeve nga UEFA. Ne refuzojmë qëndrimin diskriminues, pasi është i padrejtë dhe politik ndaj kombëtares sonë dhe klubeve tona,” u shpreh Erdogan në një konferencë për shtyp të mbajtur në Ankara.

UEFA njoftoi më 15 tetor se ka hapur hetimet kundër ekipit kombëtar turk, i akuzuar për “provokim politik” në ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Francës, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

/Ora News.tv/