MANILA, 16 janar /ATSH-DPA/ – Policia në Filipine lejoi banorët e evakuuar të rikthehen në pronat e tyre për t’i kontrolluar, në mënyrë për të lehtësuar stresin, në mesin e rrezikut të shpërthimeve të vullkanit Taal.

Vullkani Taal, në provincën Batangas, 66 kilometra në jug të kryeqytetit, i vendosur në mes të liqenit me të njëjtin emër, nxori hi të dielën.

Autoritetet deklaruan se janë evakuuar më shumë se 82 000 persona si pasojë e shpërthimit.

Policia lejoi të evakuuarit të rikthehen në shtëpitë e tyre për dy orë, për të kontrolluar pronat dhe bagëtinë.