Financim ndërmarrjeve sociale për të tretin vit radhazi
Financim ndërmarrjeve sociale për të tretin vit radhazi

Një ndërmarrje mund të përfitojë në total në 3 vite, 14 milionë lekë grante për punësimin e individëve nga grupet e pafavorizuara.

Qeveria ka vënë në dispozicion për financimin e ndërmarrjeve sociale në vend një fond prej rreth 250 milionë lekësh për 3 vitet e ardhshme, ku për vitin 2019 janë parashikuar 61 milionë lekë dhe me rritje në dy vitet pasuese.

Vendimi qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe fondi subvencionon veprimtarinë e ndërmarrjeve sociale; vendet e reja të punës të krijuara për punësimin e individëve nga grupet e pafavorizuara; sigurimet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që u përkasin grupeve të pafavorizuara.

Dhënia e subvencionit kushtëzohet me punësimin e personave nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara dhe kohëzgjatja e kontratës të jetë jo më pak se dy vjet. /atsh