Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, ka grumbulluar të ardhurat më të larta që ka fituar ndonjëherë brenda një viti. Ajo jo vetëm që ka thyer rekordin e saj, por edhe të gjithë personazheve të famshëm në botë.

Sipas “Forbes”, 185 milionë dollarë për këngëtaren vetëm vitin e kaluar, që do të thotë një rritje me plot 131% nga 80 milionëshi i 2018-ës.

Revista e njohur ka publikuar së fundmi listën e 100 personazheve publike më të paguar të botës, ku kryeson kantautorja bionde nga Nashville.

Kjo nuk është hera e parë që Swift kryeson këtë listë, pasi në vitin 2017 ajo ishte më e paguara me 170 milionë dollarë, në sajë të fitimeve nga turi botëror “1989”.

Por mesa duket turi i saj më i fundit, “Reputation” i solli akoma më tepër të ardhura, me bileta të shitura plotësisht në 36 qytete në të katra kontinentet, duke grumbulluar në fund 345 milionë dollarë.