Ka qenë duke luajtur me shokët vogëlushi 5 vjeçar, ndërkohë që është dëmtuar rëndë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë.

U nevojit ndërhyrjes e menjëhershme e Forcave Ajrore që vogëlushi të sillet me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për ngjarjen ka ndërhyrë dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka falënderuar FA, si dhe i ka uruar shërim të shpejtë fëmijës

Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes 

“Heronjtë e ajrit i erdhën në ndihmë vogëlushit 5 vjeçar nga Peshkopia, i cili gjatë lojës pësoi dëmtime në kokë. Në pak minuta, fëmija dhe prindërit e tij u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërim të shpejtë vogëlush! Mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin që pilotët dhe çdo efektiv i Forcave të Armatosura tregojnë gjatë misionit të tyre!”

Elbasani News