ATSH-AA/ – Menaxherët e garave të ‘’Formula 1’’, kanë njoftuar se për shkak të epidemisë së koronavirusit në Kinë është shtyrë gara e cila ishte planifikuar të mbahej më 19 prill në Shangai.

Në faqen zyrtare të Formula 1 thuhet se gara në Shangai nuk do të mbahet në prill dhe se në përputhje me situatën, data e re e garës do të shqyrtohet më vonë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë (NHC) dje njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 97 persona, dhe numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 1 114 persona.

Virusi është përhapur në më shumë se 20 vende të tjera përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.