Këngëtarja Rita Ora ishte protagoniste në koncertin që u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Një numër tejet i madh i njerëzve ishin mbledhur për ta dëgjuar ‘live’ tek performon disa nga hitet e saj.

E veshur me të verdhë dhe flokët e ngjyrosura me të kuqe, Rita ka rrëmbyer vëmendjen e madhe të publikut para të cilëve nuk u largua pa e kërcyer “Shotën”.

Rita po ashtu në përfundim të koncertit të pranishmit i përshëndeti në gjuhën shqipe duke ju thënë ‘Mirupafshim’.