Këto foto janë bërë nga shkrimtari dhe ushtaraku britanik,Vandeleur Robinson,i cili ka qenë në Shqiperi në vitin 1939,dhe i botoi në  “Albania’s Road to Freedom”(London 1941).

Në tetor të vitit 1944 ai erdhi përsëri në Shqipëri, ku takoi udhëheqësit e ardhshëm komunistë. Robinson është i pari që ka fiksuar momentin kur qeveria shqiptare niset nga Berati drejt Tiranës gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe foto të udhëheqësve komunistë të kohës.

Robinson shërbeu si kapiten në ushtrinë britanike, ku me sa duket punoi për organet e zbulimit. Për disa dhjetëvjeçarë informacionet dhe fotografite për Shqipërinë ishin të pakta, prandaj fotot e viteve 1944-1945 janë me një rëndësi të veçantë. Në mars të vitit 1945, Robinson-i ishte atashe shtypi në misionin ushtarak britanik në Tiranë. Në këtë kohë njihet me Sara Blloshmin, grua e bukur, moderne dhe inteligjente.

Sara ishte gruaja e Selaudin Blloshmit dhe mbesa e Ismail Qemalit. Martohet me të dhe ikin në Angli, bashkë me vajzen e saj, Vera.

Jeta e tyre ka ngjallur mjaft kuriozitet për kohën. I gjithë koleksioni i fotove të tij, u publikua nga studiuesi dhe albanologu Robert Elsie. Midis shumë fotove që ka bërë në Shqipëri, janë edhe këto për qytetin e Elbasanit./ m.s/