Dita e parë e mësimit pas mbylljes së shkollave për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, ka sjellë gjallëri në mjediset e shkollave në kryeqytet. Mësuesit dhe edukatorët janë përpjekur të sjellin atmosferë të gëzueshme pas tronditjes që la pas tërmeti, sidomos për më të vegjlit.

Pamjet e fotografit të ATSH-së, Agim Dobi tregojnë se si fëmijët në shkollat “Konferenca e Pezës” dhe “Servete Maçi” në kryeqytet dekoruan sot pemën e Krishtlindjeve dhe morën pjesë në aktivitete argëtuese, projektuar për të larguar stresin pas tërmetit. /j.p/