A firefighter pours water from the tower north of Notre-Dame de Paris Cathedral in the aftermath of a fire that devastated the cathedral in Paris on April 17, 2019. - French President vowed on April 16 to rebuild Notre-Dame cathedral "within five years", after a fire which caused major damage to the 850-year-old Paris landmark. Paris was struck in its very heart as flames devoured the roof of Notre-Dame, on April 15, 2019, the medieval cathedral made famous by Victor Hugo, its two massive towers flanked with gargoyles instantly recognisable even by people who have never visited the city. (Photo by Eric Feferberg / AFP)

 

Katedralja Notre-Dame, shpëtuar nga një zjarr gjigant në muajin prill, rrezikon ende të shëmbet, “një emergjencë” që justifikon fillimin e punimeve për konsolidimin, ndërprerë nga kërcënimi i ndotjes, theksoi sot Ministria e Kulturës.

“Sot, ndërtesa vazhdon të jetë objekt i akti administrativ marrë nga prefekti i policisë më 17 prill dhe vazhdon rënia e gurëve nga tavani i harkuar i Katedrales që pas ngjarjes”, nënvizoi ministria.

Punimet për konsolidimin dhe sigurinë e Katedrales, që nuk u rrënua plotësisht pas zjarrit të 15 prillit, u ndërprenë më 25 korrik për shkak të rreziqeve të kontaminimit me plumb.

Gjatë zjarrit, grimcat e qindra tonëve plumb që përmbante struktura e Katedrales, veçanërisht çatia u përhapën dhe rrezikojnë edhe sot të kontaminojnë punonjësit e kantierit.