Bursat Europiane shënuan sot një rënie të ndjeshme duke humbur më shumë se 2%, të shqetësuara nga rreziqet e recesionit, veçanërisht në SHBA dhe Gjermani.

“Sinjalet për recesion po shkaktojnë rënie të mëtejshme në tregje”, theksoi Connor Campbell, analist tek Spreadex.

Investitorët janë destabilizuar nga treguesit e dobët në Kinë, një rënie e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Gjermani në tremujorin e dytë dhe rikthimin e kurbës së përqindjeve të bonove të thesarit në SHBA.

Norma e interesit për bonot e thesarit amerikan në 10 vjet ka kaluar përkohësisht nën atë të bonove në dy vite, një fenomen që ka rritur dyshimet në tregjet financiare, që e konsiderojnë si një sinjal për një recesion në të ardhmen./