I konsideruar si një super-frut për shkak të vetive të shkëlqyera ushqyese dhe terapeutike, papaja është një frut që mund të ofrojë dhjetëra përfitime edhe për bukurinë tonë dhe për kujdesin e trupit.

Papaja ndihmon në detoksifikimin e trupit, pastrimin e gjakut, parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe është e pasur me lëndë ushqyese. Më poshtë rendisim përfitimet e papajës për lëkurën dhe flokët, dhe si ta përdorim atë për të eliminuar rrudhat, puçrrat dhe pikat e zeza.

Ky frut përmban një enzimë të quajtur papain, e cila pastron lëkurën, duke eliminuar njollat dhe pikat e zeza. Kjo enzimë stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për parandalimin e rrudhave. Vitaminat dhe mineralet e bëjnë atë një ilaç të shkëlqyeshëm natyral për të përmirësuar pamjen dhe shëndetin e lëkurës. /Burimi: Revista Psikologjia/