Lady Gaga ka sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien e saj me Bradley Cooper.

Performanca e paharrueshme e saj me regjisorin në Academy Awards ishte thjesht një shfaqje.

Në një intervistë për Elle ajo foli për spekulimet rreth një marrëdhënie mes tyre.

“Sinqerisht, mendoj se mediat shumë të trasha,”-tha këngëtarja. “Ne kemi bërë një histori dashurie. Për mua si interpretuese dhe si aktore, sigurisht që dëshironim që njerëzit të besonim se ishim të dashuruar. Dhe dëshironim që njerëzit ta ndjenin atë dashuri në Oscars.  Donim të kalonte nëpër lentet e kamerës dhe të shikohej në çdo televizion. Kemi punuar shumë për të. Kemi punuar për ditë të tëra. Ne hartuam çdo gjë, ishte orkestruar si shfaqje.”

Gaga fitoi një Oscar për këngën më të mirë origjinale për “Shallow”.

Edhe më parë, në një intervistë për Jimmy Kimmel, këngëtarja tha se: “Njerëzit panë dashuri dhe e dini çfarë, kjo është ajo që donim që ju të shihnit. Kjo është këngë dashurie.”

/Ora News.tv/