Arkeologët zbuluan 14 skelte mamuthësh në Meksikë të zënë në gracka të ndërtuara nga njeriu rreth 15.000 vite më parë.

Dy gropat e mëdha ne Tultepec në veri të Meksikës janë kurthet e para të zbuluara.

Të gjitha këto zbulime mund të hedhin dritë për mënyrën se si njerëzit i gjuanin këto kafshë të mëdha.

Deri më tani dimë se njerëzit i vrisnin mamuthët vetëm kur ato ishin plagosur ose kishin rënë në ndonjë kurth.

Por nga ky zbulim mund të arrihet në konkluzionin se njerëzit ishin të aftë për të ndërtuar kurthe për të gjuajtur kafshë kaq të mëdha.

Gërmimet në tokë zgjatën përafërsisht 10 muaj.

/Ora News.tv