ATSH-DPA/ – Ligjvënësit gjermanë miratuan një buxhet urgjence, që financon një paketë ndihme kundër pandemisë së koronavirusit, që parashikon 156 miliardë euro (167 miliardë dollarë), që do të figurojë edhe si një borxh i ri për vendin.

Kjo shumë mbulon me 122,8 miliardë euro ndihmat për bizneset dhe shërbimet shëndetësore.

Ai gjithashtu merr në konsideratë një rënie të pritshme prej rreth 33,5 miliardë eurosh të të ardhurave nga taksat, ndërkohë që pandemia ka goditur ekonominë më të madhe të Europës.

Për të lejuar shpenzimet, ligjvënësit po votojnë gjithashtu një propozim për të pezulluar të ashtuquajturin ”frena të borxhit” të Gjermanisë, të përcaktuar në kushtetutë, që  kufizon huazimin strukturor deri në 0,35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Buxheti i koronavirusit i miratuar sot nga Bundestagu e tejkalon atë kufi për rreth 100 miliardë euro.

Delegatët u mblodhën nën masa të rrepta distancuese në Bundestag për të votuar një numër masash që synojnë forcimin e mbrojtjes ekonomike dhe mjekësore të vendit kundër koronavirusit./