E përditshmja konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, në një artikull të botuar sot, sheh lidhje mes ndryshimeve klimatike dhe reshjeve të mëdha të dëborës, që kanë zbardhur një pjesë të mirë të Europës.

“(…) Ndryshimet klimatike nuk krijojnë vetëm periudha të gjata me mot të nxehtë në zonën kontinentale, sikurse ndodh në verë. Sepse më shumë nxehtësi do të thotë më shumë lagështirë në atmosferë, ajo mund të prodhojë gjithashtu sasi të mëdha reshjesh shiu dhe dëbore sikurse ndodh tani, të paktën në zona që janë mjaftueshëm të ftohta gjatë dimrit. Pra klima dhe moti janë të lidhura gjithashtu në rastin e sasive kaotike të dëborës (…)”, shkruan e përditshmja gjermane.

“Dëbora është gjithashtu një faktor kyç në debatin që rrethon çështjen se sa shpejt mjedisi dhe habitati jonë do të ndryshojë. Masa dëbore me sasi të mëdha sikurse janë parë në Bavari dhe Austri, si ato në Antarktidë, mund të konsiderohet me të drejtë një lloji politike e sigurimeve shoqërore, pra kapitali i bardhë i planetit, ndërkohë që dëbora përmirëson ndryshimet klimatike tjetërkund”, thekson “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. /G.S/ a.jor.