GJERMANI – Kërkesë tjetër për grevë te Lufthansa
GJERMANI – Kërkesë tjetër për grevë te Lufthansa

Sindikata e ekuipazhit “UFO” tek Lufthansa kërkoi sot një grevë 48-orëshe të enjten dhe të premten në kuadër të një konflikti social të vazhdueshëm në Gjermani.

“Greva, që do të zgjasë nga ora 23:00 GMT e të mërkurës deri në orën 23:00 GMT të së premtes, do të prekë të gjitha fluturimet me nisje nga aeroportet gjermane”, theksoi UFO, legjitimiteti i të cilës për të përfaqësuar punonjësit është kontestuar para drejtësisë nga kompania ajrore.

“UFO e bëri këtë njoftim për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të “Lufthansa”-s për të negociuar lidhur me pretendimet”, theksoi sindikata në një komunikatë.

Më 20 tetor, UFO organizoi një grevë në katër filiale të grupit “Lufthansa” duke shkaktuar qindra ndërprerje fluturimesh./atsh