Lufthansa është përballur me ditën e dytë të një greve të ekuipazhit, që ka detyruar kompaninë ajrore gjermane për të anuluar 1 500 fluturime në dy ditë dhe duke prekur rreth 200 000 pasagjerë.

“Dje dhe sot, rreth 4 500 nga 6 000 fluturime të parashikuara janë realizuar”, theksoi grupi.

Kompania kishte njoftuar fillimisht për anulimin e 1 300 fluturimeve për 180 000 persona të prekur.

Ndërprerja e punës me kërkesë të sindikatës UFO, që Lufthansa e cilësoi si grevë masive, filloi të mërkurën në orën 23:00 GMT dhe do të zgjasë deri të premten në orën 23:00 GMT.

Të shtunën, trafiku do të fillojë normalisht”, theksoi Lufthansa në një komunikatë./atsh