Djali i ish-Presidentit gjerman, Richard von Weizsäcker është qëlluar për vdekje me thikë në një spital në Berlin.

Doktori Fritz von Weizsäcker, 59-vjeç, sapo kishte dhënë një leksion për sëmundjet e mëlçisë.

Babai i tij shërbeu si president gjatë ribashkimit të Gjermanisë në 1990.

Vrasësi i dyshuar, një shtetas gjerman 57 vjeç, i cili po merrte pjesë në konferencë si spektator dhe nuk ishte pacient i spitalit, u kap fillimisht nga disa persona të pranishëm, por vetëm pasi goditi një spektator tjetër, një 33-vjeçar polic jashtë shërbimit, i cili edhe ai ishte përpjekur ta ndalonte.

Fritz von Weizsaecker kishte qenë drejtues i Departamentit të Mjekësisë së Brendshme I në Schlosspark-Klinik që nga viti 2005.

Nga 1979 deri në 1987 ai kishte studiuar mjekësinë njerëzore në Bon dhe Heidelberg. Ai ishte anëtar i FDP dhe kishte praktikuar gjithashtu në Cyrih dhe Boston.

Pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar mjekun Von Weizsäcker, ai vdiq në vendin e ngjarjes.

Sulmi ndodhi në spitalin Schlosspark në lagjen periferike të Berlinit, në Charlottenburg, ku viktima punonte si mjek.