Qyteti më romantik në Itali dhe padyshim një nga destinacionet më interesante në pjesën veriore të saj është Verona. Vendi i zgjedhur nga William Shekspir për të zhvilluar një nga historitë e dashurisë më tragjike në botë, të famshmen Romeo dhe Zhulieta është zgjedhur sërish nga çifti i njohur i showbizit Elita Rudi dhe reperi Gjiko.

Themi sërish pasi Elita dhe Gjiko festuan ditën e të dashuruarve vitin që kaloi pikërisht në Verona, duke na dhuruar fotot më romantike të mundshme.

Duket se çifti ka krijuar një lidhje të fortë me këtë vend pasi ditën e sotme ata të dy janë ‘arratisur’ drejt Veronës, dhe nuk janë vetëm.

Video Player

00:00
00:15

Tashmë që Zëri, djali i tyre do të mbushë 1 vjeç, dyshja e ka më të thjeshtë të udhëtojë me të voglin, ndaj e kanë marrë me vete në këtë aventurë, ashtu siç Gjiko tregon në ‘storyn’ e tij.

Video Player

00:00
00:05

Teksa shohim videot e postuara në story nga ky udhëtim familjar, ju ftojmë të shihni më poshtë fotot e para nga familja Gjikolli në Verona./News31.al