Kanë qenë gjimnazistët e Elbasanit ata të cilët kanë zgjedhur  të kalojnë kohën në një ndër vendet më të bukura që ka qyteti I Elbasanit.Gjelbërimi dhe ajri I pastër I Krastës është një atraksion për cilindo që dëshiron të kalojnë kohë apo të bëjë ecje në natyre.

Për mikrofonin e Tv Skampa të rinjtë shprehen se zgjodhën të kalonin ditën në këtë eskursion në Krastë pasi jo vetëm që shijojnë bukuritë e vëndit por mund të zhvillojnë edhe aktivitete sportive të cilat janë në dobi të shëndetit të gjithësecilit.

Por Kodër Krasta ka edhe vizitorë “besnike” të cilët pavarsisht temperaturave të ulta çdo ditë shëtisin në të.

Kodër Krasta vazhdon të mbetet vëndi I preferuar I elbasanasve për të kaluar kohën e lirë apo për të shijuar qetësinë që të fal gjelbërimi I pyllit me pisha.

Edisona SKENDERI