Ishte lene me mase sigurie, “arrest shtepie” nga gjykata per vjedhje, por gjate dy muajve kishte vijuar aktivitetin, duke renduar poziten e tij para drejtesise.

Policia ben me dije se ka kapur dhe vene ne prnga shtetasin S.R, shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Kanosja”, “Shkatërrim prone” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ai jo vetem nuk kishte qendruar ne shtepi, sic rezuloi nga kontrolli, por nderkohe ne adrese te tij ka pasur nje sere denoncimesh per vepra te ndryshme penale.

NJOFTIMI

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Kurbinit kanë bërë ndalimin e shtetasit në kërkim S. R., banues në Laç, Kurbin, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, e vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendim në korrik 2019, por gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore nuk është gjendur në vendin e qëndrimit të caktuar nga Gjykata.

Për këtë shtetas, më datë 28.07.2019, ka bërë kallëzim shtetasi L. Q. se i ka vjedhur një telefon celular.

Më datë 10.09.2019 ka kanosur me fjalë shtetasin N.L.

Më datë 03.10.2019, i ka vjedhur telefonin cellular shtetases D. R. dhe më datë 01.11.2019 ka dëmtuar me gurë banesën e shtetasit Gj. Gj.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.