Rreth 2 muaj më parë, portieri i Partizanit Alban Hoxha u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, sipas ‘Panoramasport’, gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për portierin duke e dënuar me 3 muaj burg, për akuzën “drejtim automjeti në gjendje të parregullt”.

Mirëpo, porteri nuk do të kryejë dënimin me burg, pasi i është konvertuar me 80 orë punë të detyruar.

Kujtojmë se Hoxha e konsideroi ngjarjen e ndodhur si gabim.

Newsbomb