Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e ditës së sotme, në Divjakë, ku një 46 vjeçar është goditur nga rrufeja dhe ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Viktima është shtetasi A.SH, i cili ishte duke peshkuar me varkë në lagunë, në momentin kur rrufeja i ka marrë jetën.

Trupi i pajetë i 46 vjeçarit, është gjetur në Laginën e Karavastasë.

Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i policisë

Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastas është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 46-vjeçari ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./newsbomb