72 kontenierë të rinj, si dhe një makinë e posaçme teknologjike janë vendosur në fshatrat e bashkisë së Gramshit, me qëllim rritjen e nivelit të pastërtisë në fshat.

Kontenierët u blenë me buxhetin e bashkisë pasi në dëgjesat publike të kryetares së bashkisë Luljeta Dollani me banorët që jetojnë në fshat, u ngrit edhe problemi i zëvendësimit të kontenierëve të dëmtuar, të cilët shërbejnë për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve urbane.

Kontenieret e rinj janë vendosur në fshatrat Pishaj, Qerret, Cërujë, Çekin, Trashovice, Shemrize , Mashan, Bersnik, Kodovjat, aty ku ky shërbim u vendos dy vitet e fundit. Me kontigjentin e dytë do të vendosen kotenierë edhe në fshatrat Drizë, Gjergjovinë, Kotorr, Silare, Zgjupe, Bulcar, Kokël dhe Bratile.