Bashkia e Saronikosit në Athinë Lindore është e fundit që ndërmori iniciativën për ndihma humanitare për Shqipërinë e goditur nga tërmeti.

Ushqime të konservuara, ujë në shishe, barna dhe çdo send tjetër do të mblidhen çdo ditë në bashkinë e Saronikosit nga e hëna deri të premten.

Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transporteve dërgoi dje një ekip inxhinierësh civilë në Shqipëri, ndërsa një ekip i organizatës humanitare “Mjekë pa kufij” gjithashtu u nis për në Shqipëri në të njëjtën ditë.

Greqia deri më tani ka dërguar tre njësi gatimi të lëvizshme, dhuratë nga ushtria greke, dy ekipe shpëtimi të Njësisë Speciale të Fatkeqësive (EMAK) me një qen dhe pajisje speciale, mjekë dhe ilaçe nga Shoqata Mjekësore e Athinës.

Një numër spitalesh në Selanik thanë se do të pranonin dhe trajtonin falas të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Unioni Rajonal i Komunave të Atikës ka thënë gjithashtu se do të mbledhë ndihma materiale.

Edhe qyteti i Patras dhe Qarku i Maqedonisë Qendrore gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të japin ndihma për Shqipërinë