Një skenë e rëndë xhelozie ka ndodhur ditën e djeshme tek Komuna e Parisit në Tiranë.

Në një video të publikuar nga JOQ Albania, një grua mendohet se ka kapur burrin e saj “mat” me një femër tjetër në makinën e këtij të fundit.

Ajo shihet teksa i vërsulet makinës, më pas merr një gur në dorë dhe tenton t’i thyejë xhamat e makinës.

Me gjithë përpjekjet e saj, ajo nuk mundi dot ta thyejë xhamin e makinës.

Më pas ajo largohet drejt automjetit të saj, por një person, i cili mendohet se është burri i saj, del nga makina dhe e ndjek nga pas.

Më pas mes tyre nis një konfrontim, ku nuk mungojnë të sharat dhe shtyrjet.

Skena është filmuar nga një banor i zonës.