Grupimi socialdemokrat në Parlamentin Europian është shprehur i indinjuar nga paaftësia totale e liderëve europianë për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninëq e Veriut.

“Jemi të indinjuar nga paaftësia totale e liderëve europianë për të vendosur në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin Europian”, thekson grupimi S&D.

Kjo, theksojnë ata, “dëmton besueshmërinë e BE-së dhe institucioneve të saj dhe çdo ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në skenën botërore”.

/gj.mima/j.p/