Guti: Dua ta shoh Neymarin në Real Madrid
Guti: Dua ta shoh Neymarin në Real Madrid

Ish-ylli i Real Madridit, Guti, dëshiron ta shohë Neymarin tek i bashkohet Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”.

Neymar u largua nga Barcelona për Paris Saint-Germainin për një shumë rekord në vlerë 222 milionë euro vitin e kaluar, por ylli brazilian tashmë lidhet me një kalim të mundshëm në Real Madrid, transmeton Express.

Megjithatë, shpesh sugjerohet se Ronaldo mund të largohet nga Reali, klub me të cilin është duke e luajtur sezonin e nëntë.

Por, Guti – i cili është trajner i të rinjve në Real – nuk është i sigurt se dëshiron ta shohë Neymarin duke e zëvendësuar Ronaldon, në fakt ai i do të dytë të luajnë për “Los Blancos”.

“Neymar është ndryshe. Ai është në mesin e tre futbollistëve më të mirë në botë. Çfarë duam është t’i shohim më të mirët në botë. Pra, çfarë dua të shoh është Neymar dhe Ronaldo të veshur bardh”, ka thënë Guti. /Express