Për komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Beograd, në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që Serbia duhet ta përfundojë për shkak të perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian, cilësia është më e rëndësishme sesa shpejtësia.

”Nuk është e domosdoshme të fiksosh data për të firmosur marrëveshje të tilla, por duhet të jetë cilësia e dokumentit që duhet të prevalojë mbi çështjet kohore”, deklaroi Hahn, në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

”Marrëveshja është edhe në interes të qytetarëve të Kosovës dhe të perspektivës së tyre evropiane”, theksoi Hahn./ a.jor.