Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në fjalimin e tij të fundit para Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, në debatin e fokusuar kryesisht në Ballkanin Perëndimor shprehu keqardhjen që vendet anëtare të BE-së nuk arritën konsensus në tetor për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai sërish theksoi se me këtë veprim iu shkaktua një dëm i madh besueshmërisë së Bashkimit Europian.

Ai konsideron se BE-ja nuk mund të lejojë të drejtën që të merret me reformën e brendshme dhe madje më pas t’i fillojë proceset në rajon, sepse ka rrezik shumë të madh në ndërkohë të ndodh ngecje reformuese në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Besueshmëria pësoi dëm të madh. BE-ja në botë flet për sukseset e multilateralizmit dhe ne jemi fuqi udhëheqëse në këtë, por këtu nuk arritëm të sjellim vendim. Besueshmëria jonë është dëmtuar”, u tha Han eurodeputetëve.

Ai përkujtoi se besueshmëria e BE-së është një prej përparësive të saj më të mëdha.

“Ne dhamë garancinë se kur do të realizoheshin kriteret do të fillonim negociatat. Ne nuk i respektuam premtimet tona dhe shpresoj se vendimi do të rishikohet”, theksoi ai.

Hahn përkujtoi edhe se kushtet të cilat u janë parashtruar të vendeve në qershor të vitit 2018 ishin konsensus i vendeve anëtare të BE-së, e jo të Komisionit Europian dhe se asgjë nuk u është imponuar me forcë shteteve anëtare.

Eurodeputetët i shprehën mirënjohje dhe mbështetje eurokomisionerit Hahn.

Eurodeputetja nga Letonia, nga radhët e Partisë Popullore Europiane (EPP), Sandra Kalniete tha se ndjen turp personal për shkak të vendimit të Samitit të tetorit të BE-së.

“Me vite të tëra i kam thënë ambasadorit të Maqedonisë së Veriut që zgjidhni vetëm çështjen e emrit dhe do të hyni. Dëmi mbi besueshmërinë tonë është i madh. Nëse kemi edhe një samit tjetër, në të cilin do të zhgënjehen shpresat e vendeve, kjo do të jetë katastrofike”, deklaroi Kalniete./ a.jor.