Nga skulptura gjigande e mirimangës tek “hijet e Beatles-ve”. Si të vizitoni Hamburgin në 48 orë.

Nëse Hamburgu është një prej destinacioneve që keni përzgjedhur për të vizituar, jo vetëm gjatë sezonit të verës por në çdo stinë, ne ju vijmë në ndihmë me një listë të disa prej pikave më interesante që mund të vizitoni në këtë qytet në 48 orë.

Dita e parë

Përshtypja e parë që ju do të krijoni për Hamburgun, është ujë, ujë dhe vetëm ujë. Ai ndodhet në veri të Gjermanisë pranë lumit të Elbës dhe është qyteti i dytë më i madh në Gjermani. Hamburgu quhet ndryshe “Porta e Botës” dhe ka një prej porteve më të mëdhenj të Europës. Lumi Alster është mbledhur në qendër të qytetit dhe ka krijuar liqenin artificial me të njetin emër dhe që është një prej destinacioneve më të preferuara për të shëtitur.

Pjesa e qytetit të vjetër ka shumë kanale të cilët lidhen me njëri-tjetrin me 2,500 ura, duke shënuar kështu edhe numrin më të madh të urave në Venecia, Amsterdam dhe Londër të marra së bashku. Sipas vendasve, Hamburgu ëshë një prej qyteteve me numrin më të madh të urave në botë.

Nëse koha është e mirë, këshillohet që një pjesë të këtij qyteti mund ta vizitoni më lehtësisht duke shëtitur me biçikletë përgjatë bregut të Außenalster.

Pastaj ju mund të vizitoni Speicherstadt, ose siç njihet ndryshe edhe si “lagjia e magazinave”, që është edhe kompleksi më i madh i magazinave në botë dhe një prej atraksioneve turistike me rëndësi kombëtare dhe që është në mbrojtje të UNESCO-s.

Pamja që krijohet në këtë vend është e mrekullueshme sidomos në mbrëmje, pasi ndriçohet nga drita të shumta. Cantinetta është një prej restoranteve më të famshme në këtë zonë.

Hamburgu konsiderohet si një prej qyteteve ku jeta kulturore është shumë e zhvilluar, me 60 muze, 60 teatro, 30 kinema dhe mbi 100 salla muzikore. Por qytetarët e këtij shteti janë veçanërisht krenarë për Elbphilharmonie, sallën e re te koncerteve, nga tarraca e të cilës, pamja e qytetit është marramendëse. Kjo sallë e re ka kushtuar mbi 700 milionë dollarë dhe duket si mbretëreshe krenare e portit.

Ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, porti i këtij qyteti është një prej më të mëdhenjve dhe një prej modernëve në Europë dhe konsiderohet edhe si një atraksion më vete.

Dita e dytë

Gjithkush që viziton Hamburgun nuk mund të largohet pa parë qendrën e qytetit të vjetër, e cila është e mbushur plot me godina të vjetra historike, dhe ku ndodhet edhe Rathaus-i (godina e bashkisë së qytetit) i ngritur mbi mijëra shtylla prej lisi të zhytura në lumë.

Këtu mund të vizitoni edhe Kunsthalle, një prej galerive më të mëdha të aritit jo vetëm në Hamburg por në të gjithë Gjermaninë, ku në hyrje të së cilës ndodhet një skulpturë gjigande mirimange.

Maman Spinne Kunsthalle Hamburg

Më pas mund të drejtoheni për në sheshin Schanze.

Më pas ju mund të vazhdoni dhe të bëni një udhëtim në sheshin ku ndodhen “hijet (statujat) e Beatles-ve”.

Më pas ju mund të vazhdoni të vizitoni dis aprej parqeve më të bukur ta Hamburgut dhe duke e mbyllur udhëtimin tuaj turistik dy ditor me kishën e Shën Mikaelit, që është një prej simboleve të këtij qyteti dhe një prej kishave më të bukura të Gjermanisë së Veriut, me një kullë të lartë prej 132, nga maja e së cilës pamja e qytetit është mahnitse./monitor/

Elbasani News