Hapja e negociatave, Ruçi merr mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë
Hapja e negociatave, Ruçi merr mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në datat 15 dhe 16 maj mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Detit të Zi, zhvilluar në Stamboll.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi takoi Kryetarët e Parlamenteve të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe u kërkoi mbështetjen për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë në mbledhjen e qershorit 2018.

Kryetari i parlamentit grek, Nikos Voutsis premtoi se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Greqisë për hapjen e negociatave në mbledhjen e qershorit. Dhe kjo mbështetje është e merituar.

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Tsveta Karayahncheva, nënvizoi se Bullgaria, si vendi që ka presidencën e BE, mbështet plotësisht integrimin europian të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave në mbledhjen e qershorit. Për më tepër, Presidenca Bullgare do të bëjë një paraqitje mjaft pozitive të arritjeve të Shqipërisë në plotësimin e kritereve të integrimit.