Analizat zbulojnë shkakun e helmimit të nxënësve të shkollës së Postribës.

Drejtoria e Shëndetit Publik bën me dije se fëmijët janë helmuar nga prezenca e lartë e salmonelës në ushqim.

Nga mbi 20 mostra që janë marrë, DSHP deklaron se 16 kanë rezultuar me salmonelë.

Kujtojmë se pak ditë më parë 61 nxënës të shkollës 9-vjeçare të Postribës u paraqitën me shenja helmimi në repartin infektiv të Spitalit të Shkodrës.

Të gjithë kishin konsumuar ushqime të shpejta te një ”fast-food”. Policia shoqëroi pronarët, ndërsa AKU-ja nisi verifikimet për kushtet e përpunimit dhe shërbimit të ushqimit.

GE