Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në “The Howard Stern Show”, ku ka folur dhe për disa thashetheme të përhapura së fundmi për të.

Në fund të intervistës, Howard Stern ka pyetur Clinton nëse ishte përfshirë ndonjëherë në marrëdhënie lezbike, ndërsa ish-Sekretarja e Shtetit nxitoi menjëherë ta mohonte. “Ngrini dorën e djathtë, nëse nuk keni pasur kurrë një marrëdhënie lezbike?”, pyeti Stern.

“Kurrë, kurrë, kurrë!”, bërtiti Klinton, ndërsa shtoi “Asnjëherë nuk jam tunduar, faleminderit shumë”, u përgjigj Clinton, duke hedhur poshtë gjithë thashethemet ndaj saj.

“E pabesueshme”, ia ktheu gazetari, ndërkohë që ish-Sekretarja e Shtetit vazhdoi “ta habiste” dhe më shumë. “Epo, në kundërshtim me ato që mund të dëgjoni, mua në të vërtetë më pëlqejnë burrat”, shtoi Hillary Clinton.