DASHI

Dita e sotme do jetë një ndër më të bukurat e vitit për të gjithë të dashuruarit. Kujdes nga Jupiteri në planin financiar. Mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do përballeni me një situatë të vështirë.

DEMI

Sot nga njëra anë do kërkoni qëndrueshmëri dhe nga ana tjetër do kërkoni të provoni gjëra të reja në çift. Nëse vazhdoni të keni ambicie, do mundoheni më tepër të përmirësoni buxhetin. Planetët do jenë në anën tuaj.

BINJAKET

Së bashku me partnerin do bëni çmos ta forconi lidhjen. Shumë prej jush do ndërmarrin aktivitete të përbashkëta dhe do kalojnë më tepër kohë me njëri-tjetrin. Në planin financiar do kaloni një ditë të vështirë por në fund do iu gjeni zgjidhje problemeve.

GAFORRJA

Nëse jeni në çift do përballeni me një dilemë shumë të madhe. Mendohuni mirë dhe merrni gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar. Nëse pëlqeni lojërat e fatit do fitoni goxha.

LUANI

Tre planetë mjaft energjikë do ndikojnë në marrëdhënien tuaj në çift sot. Ajo do ua bëjë atë më të animuar dhe do e dëgjoni shumë njëri-tjetrin. Mos u mbështesni shumë tek miqtë për të përmirësuar financat sepse ata nuk do iu ndihmojnë.

VIRGJERESHA

Influenca e yjeve në planin sentimental të çifteve do jetë komplekse. Më shumë se kurrë duhet të menaxhoni me kujdes financat. Mos prisni të pasuroheni menjëherë.

PESHORJA

Ju që jeni në një lidhje mos luani shumë me ndjenjat e partnerit sepse mund ta lëndoni thellë atë. Financat nuk do jenë shumë të stabilizuara. Vëruni fre shpenzimeve që të mos bini në greminë.

AKREPI

Influenca e disa planetëve do jetë kontradiktore për jetën në çift. Disa do kenë një ditë mjaft delikate. Këshilla për sot është të mos i besoni askujt dhe ta mbroni lidhjen tuaj nga sulmet e jashtme. Në planin financiar do iu plotësohen kapriçot.

SHIGJETARI

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mbrojtur gjatë kësaj dite. Nëse kohët e fundit ka pasur pak tension ai do të shuhet tërësisht. Ditë e favorshme për financat, por ende nuk ka ardhur momenti për të bërë investime të mëdha.

BRICJAPI

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme dhe mjaft harmonike. Në planin financiar do kaloni një ditë jo fort të mirë dhe duhet të bëni patjetër disa kufizime me shpenzimet.

UJORI

Nëse keni tashmë një lidhje debatet me partnerin nuk do kenë mbarim. Do keni mendime të ndryshme për diçka dhe asnjëri nuk do pranojë atë që mendon tjetri. Mos shpenzoni shumë dhe tregohuni të matur me çdo veprim në planin financiar.

PESHQIT

Dita e sotme do jetë sa e ngrohtë aq edhe me debate në çift. Mundohuni të mos e ekzagjeroni me ato që do thoni dhe të tregoheni të matur. Tregohuni sa më vigjilentë me financat dhe mos kryeni investime të mëdha.

Elbasani News