Një burrë 60 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fier, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të 7-të në pallatin ku jetonte.

Burimet zyrtare thanë se Siri R., 60 vjeç ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në katin e 7-të në lagjen ‘Konferenca e Pezës’, në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Viktima mësohet se jetonte me bashkëshorten dhe ishte sekretari i Kryqit të Kuq në Fier.

Ngjarja është aksidentale, sipas policisë.